E premte, 19 Prill, 2024

Gjiknuri prezanton Ramën në Dibër, thumbon Shehun

Prezantohet M Rama
Edhe koalicioni i majtë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër. I deleguari i Partisë Socialiste për Qarkun Dibër, Ministri Damian GHjiknuri ka prezantuar para strukturave lokale por edhe qytetarëve kandidatin e majtë, mjekun Kirurg Muharrem Rama. Në fjalën e tij Gjiknuri tha se Rama është një person që i ka shërbyer komunitetit, e njohin të gjithë e mbi të gjitha jeton në Dibër, e nuk është një figurë e ricikluar politike si kandidati i të djathtës:
Kandidati Muharrem Rama me profesion kirurg në spitalin Rajonal të Dibrës, është kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Peshkopisë, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak. Rama premton që do të punojë me përkushtim në interes të qytetarëve të Dibrës:
Tashmë është zyrtare që gara për Bashkinë e Dibrës do të ketë ish deputetin Sherefedin Shehu dhe kirurgun Muharrem Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit