E premte, 19 Prill, 2024

6 bulqizakë shkojnë për të vjedhur shtëpitë e plazhit në jug, arrestohen

download_79
Policia e Vlorës njoftoi se ka arritur të shkatërrojë një bandë grabitësish banesash plazhi, gjatë vijës bregdetare Himarë-Sarandë.
Në pranga janë vënë 7 persona kryesisht nga Bulqiza, Tirana dhe një nga Saranda.
Janë arrestuar:

  • Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

 

  • Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.

 

  • Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.

 

  • Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.

 

  • Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.

 

  • D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.

 

  • Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.

 
Edmond Abazi, njihej gjithashtu me pseudonimin “Monçja”, pasi duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.
Policisa e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, ku nëpërmjet tij janë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh (20 prej tyre të dokumentuara), duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit (turistët) largoheshin nga banesat e tyre (me qera), shkruan Lapsi.al
Gjatë një pune hetimore prej 2-muajsh, policia e Vlorës ka bërë zbulimin e disa vjedhjeve (banesash por edhe lokalesh apo automjetesh) në të gjithë vijën bregdetare, duke filluar nga Himara, fshatrat turistikë përreth, deri në Sarandë (Ksamil), me qëllim shitjen e sendeve të vjedhura për përfitime vetjake ose në grup.
Materiale kryesore të vjedhura kanë rezultuar të tipit: monedha, bizhuteri, vlera monetare (lekë), aparatë celularë dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.
Policia ka bërë të mundur shkatërrimin e kësaj “bande grabitëse”, të cilët ishin kthyer në një makth frike për pushuesit vendas dhe të huaj pranë këtyre zonave turistike.
Gjithashtu, Policia do të vijojë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në vjedhje të tjera, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore.
/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit