E premte, 19 Prill, 2024

Ja neni që dënon gazetarët me 3 vite burg nëse investigojnë SPAKU-n

1-Liriete-shtypit-600x337Në draftin me ndryshimet kushtetuese është edhe një nen që dënon gazetarët deri në 3 vite burg nëse investigojnë punën e SPAK, struktura e prokurorëve që krijohet në kuadër të reformës në drejtësi.
Është pikërisht neni 13 në pikën 3 që thotë se çdo influencë mbi punën e prokurorëve dënohet me burg, përfshirë këtu specifikisht mediat.
Pra, çdo gazetar që do të investigojë veprimtarinë e kësaj strukture të prokurorëve rrezikon deri në 3 vite burg.
Neni 13, pika 3,: “Çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.
Ky nen është kundështuar nga Shoqata e Gazetarëve dhe i ka kërkuar Kuvendit që të mos ta votojë. Nga ana tjetër, reagoi edhe kryetari i PD Lulzim Basha i cili akuzoi Kryeministrin Edi Rama që ka futur në mënyrë të fshehtë këtë nen që burgos gazetarët dhe premtoi se Partia Demokratike nuk do ta lejojë këtë nen.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit