E premte, 26 Prill, 2024

Kathimerini: Janullatos po luftohet nga qarqe islamike në Tiranë

anastasi-janullatosGazeta greke “Kathimerini” i bën një analizë të shkurtër përpjekjeve të kryepeshkopit Janullatos për të ringritur Kishën Ortodokse në Shqipëri, duke e cilesuar mrekulli atë që ka bërë Janullatos në 25 vite të qëndrimit të tij më Shqipëri.
“Kathimerini”, thekson se përpjekjet e tij janë luftuar dhe po luftohen nga qarqe islamike në Tiranë.
“Kleriku gjendet përballë qarqeve më ekstremiste nacionaliste që ushqehen nga qendra islamike dhe masmedia, të cilat përpiqen ta rrëzojnë, ndonëse dështuan në misionin e tyre për ta dëbuar nga Shqipëria. Nuk humbasin mundësinë ta prezantojnë prijësin e ortodoksëve si një vegël të Greqisë që po përpiqet të komplotojë kundër atdheut tyre”, shkruan Kathimerini.
Gazeta lë të nënkuptohet se kryepeshkopi Janullatos luftohet edhe nga qarqe të caktuara kishtare dhe jo vetëm, brenda vetë Greqisë. Theksohet se kryepeshkopit të Kishës Autoqefale vijon t’i refuzohet shtetësia shqiptare, ndonëse ajo u është dhënë humoristëve të huaj brenda pak orësh qëndrimi në Tiranë, analizon gazeta greke, pas ceremonise se  inagurimit te  Katedrales “Ringjallja e Krishtit” në Gjirokastër.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit