E premte, 26 Prill, 2024

Që prej vitit 2021 makinat do të ecin vetë

1471464307fordddMakinat e autopilotuara janë projekti i së ardhmes. Gjigandi amerikan, Ford është e pra kompani me një projekt të tillë për të prodhuar në masë makina ‘të pavarura’ dhe ka aq besim tek realizimi i këtij objektivi me sukses sa thotë që do t’i nxjerrë edhe pa timon fare.
“Kemi hyrë në një epokë transformimi të shoqërisë dhe duhet t’i përshtatemi asaj. Siç mund ta imagjinoni, përvoja brenda një makine pa drejtues, ku nuk ke nevojë të bësh asgjë për ta bërë atë që të ecë, është e jashtëzakonshme” deklaroi për BBC, presidenti i kompanisë Ford, Mark Fields.
Ford është e para që del me një program konkret por jo e vetmja në këtë fushë, ku inters kanë shfaqur edhe shumë kompani të tjera, prodhues automjetesh e gjigantë teknologjikë, si në rastin e Google apo Apple.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit