E martë, 16 Prill, 2024

6 të plagosur nga aksidenti në Burrel

1471620778aksidentilezhemilotNjë aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Lis-Burrel, ku si pasojë kanë mbetur 6 të plagosur.
Nga policia njoftohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 nga përplasja e një mjeti tip Ford me targë “AA 082 OB” me një furgon të linjës.
Të plagosurit janë pasagjerët që udhëtonin me furgonin, së bashku me shoferin. Dyshim për shkakun mbetet shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrrollit të drejtuesit të makinës. Sipas raportit policor të plagosurit janë dërguar në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për arsyet e përplasjes.
MF/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit