E premte, 19 Prill, 2024

Ngrihet në qiell mjeti më i madh fluturues në botë

1471626979airlander-10-worlds-longest-aircraft_650x400_51458538464
Airlander 10 është një mjet hibrid me gjatësi 92 metra dhe gjerësi 45.5 metra, dhe është kështu mjeti fluturues më i madh në planet.
Ai përdor aerodinamikën për t’u ngritur në qiell, ashtu si çdo avion tjetër, por pastaj qëndron në ajër me javë të tëra nëpërmjet heliumit, si çdo balonë tjetër.
Ushtria amerikane kishte shpenzuar 300 milionë dollarë për këtë mjet fluturues që mund të transportonte 10 tonë e që mund të rrinte në ajër me javë, pa asnjë njeri në bord.
Por projekti u ndërpre për shkak të shkurtimeve në buxhet në vitin 2013.
Kompania që e prodhoi, Hybrid Air Vehicles (HAV), bleu sërish vetëm për 300 mijë dollarë atë që kishte shitur për 100 milionë, raporton Top-Channel.
Pasi punoi me përmirësime, Airlander 10 u ngrit në fluturim për herë të parë më 17 Gusht, në Britani, dhe gjithçka shkoi me sukses.
GE/ tvbulqiza.al
1471627133_airlander-2-Mining-Heavy-Lift
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit