E shtunë, 27 Prill, 2024

Zbulohet një tjetër nen që cënon lirinë e medias

komsioni_1463388707-5178523_0
Në ligjin për Prokurorinë e Posaçme, neni 13 duket se nuk është i vetmi që cënon lirinë e medias dhe parashikon burg për gazetarët, në ligjet e reja të reformës në drejtësi.
Një tjetër nen i ngjashëm me 13 –tën është miratur në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, shkruan Lapsi.al
Bëhet fjalë për nenin 6, të ligjit “për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”.
Në nenin 6 mbi pavarësinë e prokurorëve, në pikën 3, thuhet: “Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit.”
Ky nen është identik me nenin e shumëpërfolur të ligjit për Prokurorinë e Posaçme, që po rishikohet pas presionit të shoqatave të gazetarëve në vend.
Vetëm se këtu “influenca e papërshtatshme është zëvendësuar me “ndikimin e papërshtatshëm”.
Ja çfarë thuhet në nenin 13: “Çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.
Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafa, bëri në mënyrë indirekte përgjegjës për futjen e nenit 13 ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas.
LSI ngarkoi me përgjegjësi edhe Xhafën, duke thënë se ligji ishte futur në shkelje të procedurave parlamentare.
Ilir Meta foli për një veprim të paqëllimtë. Por përsëritja e këtij neni në dy ligje të ndryshëm hedh poshtë çdo justifikim, pasi dëshmon se gjithçka ka qenë e  mirëmenduar.
Shoqatat e gazetarëve e kanë konsideruar si nenin 55 të kohës së komunizmit, që dënonte gazetarët për agjitacion e propagandë.
Ndërsa opozita ka akuzuar Edi Ramën se në këtë mënyrë kërkon t’i mbyllë gojën medias.
/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit