E shtunë, 20 Prill, 2024

Turqia do të marrë rol më aktiv në konfliktin e Sirisë

6FA27A1C-D444-4018-A67D-106312695BB2_w987_r1_sKryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se vendi i tij do të marrë rol më aktiv në adresimin e konfliktit në Siri.
“Do të jemi më aktivë në Siri, si lojtar rajonal, në gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo do të thotë të mos lejojmë Sirinë të ndahet në ndonjë bazë etnike. Kjo është e rëndësishme për Turqinë”, tha Yildirim në një konferencë për media në Stamboll, transmeton REL.
Sipas tij, presidenti sirian, Bashar al-Assad, mund të ketë rol në periudhën e tranzicionit, por jo në të ardhmen e Sirisë.
Grupet kurde kanë filluar të ndërtojnë rajonet e tyre në Siri, derisa luftojnë për rrëzimin e regjimit të Assadit.
Ankaraja druan se grupet e fuqishme kurde në Siri mund të inkurajojnë kryengritjen kurde brenda Turqisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit