E enjte, 25 Prill, 2024

VIDEO/ Lojërat Olimpike, Brazili shkruan historinë, merr medaljen e parë të artë

3000-1Brazili mposhti dje Gjermaninë pas penalltive, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, dhe të parën në futboll për meshkuj, në historinë e Lojërave Olimpike.
Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan barazim 1:1, ndërsa pas gjuajtjeve të penalltive vendasit fituan me 5  gjuajte të sakta kundrejt 4 të Gjermanëve.
Brazili e ka nisur më mirë takimin pasi ka shënuar golin e parë, me anë të Neymar, nëpërmjet një goditje dënimi. Ishte po ylli i Barcelonës që shënoi edhe penalltinë e fundit, që i dha Brazilit medaljen e artë.
Pas golit të parë të Neymar, Gjermania nuk u dorëzua dhe arriti që të barazonte rezultatin në 1:1, me Max Mayer.  Por, gjuajtjet nga pika e bardhë e 11 metrave, në fund nxorën fitues brazilianët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit