E premte, 19 Prill, 2024

Greqi, 65 raste me malarie

anopheles-mosquitoPrej ditësh është ndaluar dhurimi i gjakut në 12 qytete të Greqisë për shkak të përhapjes së malaries. Deri tani njoftohen 65 raste të infektuar, kryesisht nga individë që vijnë nga Afrika.
Malaria është sëmundje tepër e rrezikshme dhe shkaktohet nga një parazit i quajtur Plasmodium, i cili fillimisht fshihet në mëlçi para se të shkojë drejtpërdrejtë në gjak dhe të infektojë të gjitha qelizat e kuqe të gjakut të cilat bartin oksigjen rreth trupit.
Mjafton një pickim nga mushkonja dhe sëmundja përhapet. Qendra greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se vetëm prej mesit të muajit gusht në Greqi janë zbuluar 65 raste të malaries në krahasim me 85 gjatë gjithë vitit të kaluar.
MF/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit