E martë, 23 Prill, 2024

Shehu vijon takimet në Kastriot dhe Brest të Sipërm. “Dibranët s’kanë nevojë për lëmoshë”

1-5-420x280
Kandidati i djathtë për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët në Kastriotit dhe në Brest të Sipërm.
Shehu u njoh me shqetësimet e banorëve, të cilët janë lënë tërësisht në harresë.
Asnjë investim nuk është bërë gjatë tre viteve të qeverisë Rama, vetëm është përkeqësuar situata ekonomike.
Rritja e çmimit te energjisë elektrike është bërë e papërballueshme, thanë banorët, të cilët treguan se ndihmën ekonomike e shpenzojnë për të paguar faturat e rritura.
Dibra dhe dibranët, të mençur e punëtorë, nuk kanë nevojë për lëmoshë por për dorën e shtetit, të cilën Rama ia ka refuzuar me përçmim këto tri vite, sepse ka rritur çmimin e energjisë, theksoi Shehu.
“Kjo qeverisje e keqe e ka çuar vendin në një moment shumë të vështirë. Këtu tek ne sidomos në Dibër, e sidomos tek rinia, ka humbur shpresa. Ne duhet të rikthejmë shpresën. Ju jeni punëtorë, njerëz që nuk prisni qeverinë që t’ju japë lëmoshën, por keni nevojë për mbështetje dhe kjo mbështetje juve ju ka munguar. Përveç kësaj mbështetje që duhej t’jua jepte qeveria, ajo jua ka shtuar barrën. Këtu tek ju, si në të gjithë Shqipërinë, sidomos në zonat e varfëra, pritet ndihma ekonomike, për të shkuar që të paguash faturën e rritur të energjisë elektrike”, tha Shehu.
Sipas deklaratës së Partisë Demokratike, prioritet i Bashkisë do të jenë akset rrugore që lidhin fshatrat me qendrën e njësisë, dyfishimi i subvecioneve në bujqësi e blegtori, vënien në punë të magazinave të grumbullimit të prodhimeve,  kanalet e vaditjes etj, theksoi Shehu.
Ai theksoi se bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare, me Bashkimin Europian, Bankën Botërore, dhe institucione të tjera do të jenë prioritet i punës  së tijë që do të sjellë fonde për investime që do të ndërmerren në konsultim të drejtpërdrejtë me banorët dhe jo për fasada që mbushin xhepat e pushtetarëve.
“Fati e ka dashur që të përgatis buxhetin e të gjithë shtetit, ndaj është e lehtë për mua të përgatis buxhetin e një bashkie, që do të thotë, që ato dy lekë që do të kemi, duke më pasur mua si kryetar Bashkie do të dimë ti përdorin më mirë.  Unë do të filloj me projektet e vogla, do të filloj në Dovolan, aty nuk është as 1 km rruga për ta dërguar asfaltin në fshat. Do të vij këtu tek ju dhe ju jap fjalën se, sot një vit, asfalti do të jetë këtu në qendër (Brest të Sipërm). Sepse ky është projekti im”, tha kandidati i PD, për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu.
/tvbulqiza.al
 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit