E martë, 23 Prill, 2024

Refugjatët mbeten të izoluar në Greqi

thGreqia ka kërkuar ndaj BE-së zhvendosjen e emigrantëve dhe refugjatëve drejt vendeve të tjera anëtare, në bazë të një plani të miratuar vitin e kaluar për të lehtësuar presionin mbi shtetet që përballojnë në vijën e parë krizën e emigrantëve.
Sipas kërkesës 160 000 refugjatë do të mund të zhvendoseshin përgjatë dy viteve drejt Europës qendrore, por deri tani më pak se 4 000 njerëz janë larguar nga Greqia dhe Italia, ndërsa shumë shtete anëtare të BE-së ngurrojnë të mirëpresin refugjatët azilkërkues.
Janis Muzalas, ministër i Emigracionit, tha: “Në këtë moment ne kemi 7 000 njerëz të gatshëm për t’u zhvendosur dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë të detyruara t’i pranojnë ata. Për këtë arsye ne kërkojmë që ky hendek të plotësohet”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit