E shtunë, 20 Prill, 2024

Zgjedhjet në Dibër, Edi Rama flet për Shukri Xhelilin para popullit dibran

isAleanca për Shqipërinë Europiane çeli sot në Dibër fushatën për zgjedhjet bashkiake, ku u prezantua kandidati i majtë për kryebashkiak, Muharrem Rama.
Gjatë fjalë së tij, Kryeministri u kërkoi dibranëve që mbështesin kandidatin e majtë për të vazhduar me përpara me punën dhe projektet për Dibrën, ndërsa thumboi edhe rivalin demokrat Sherefedin Shehu, duke e quajtur “burrë të mirë, por që duhet të dalë në pension”.
Kreu i Qeverisë nuk mund të mos i shmangej as ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, i cili u kap në një videoskandal duke kërkuar favore seksuale për një vend pune.
“Kishit një kryetar që nuk donte t’ia dinte për Dibrën. Dinte vetëm punët e veta”, iu drejtua Kryeministri elektoratit dibran, duke i kërkuar sërish që të votojë kandidatin tjetër të majtë, Muharrem Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit