E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shehu në Dibër: Rama, punime për interesat e veta dhe të klientëve të tij

1-5-420x280
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, u takua me banorë të Zadh Dardhës. Pas dëgjimit të shqetësimeve të banorëve për mungesë investimesh, Shehu akuzoi kryeministrin Rama duke thënë se, prioritet i tij janë punët që sjellin të ardhura për të dhe miqtë e tij.
Shehu solli në vëmendje rastin e shëtitores së Dibrës, ku po harxhohen miliona dollarë në prag zgjedhjesh, për t’u hedhur, sipas tij, hi syve dibranëve.
“I bëjnë punët vetëm për të futur ca lekë në xhep, për të mbajtur karriken, për të blerë vota dhe shpreson se ndoshta dibranëve mund t’ua marrë edhe një herë mendjen. Por juve nuk mund t’jua marrë me bulevardin e Peshkopisë. Aty janë 800 metra bulevard. Me lekët e atyre 800 metrave të Peshkopisë duhej të ishin bërë 40 rrugë asfalti. Me ato 800 metra u thotë juve: jam larë, kështu që të jeni të sigurt se nesër këtu nuk do të ketë asnjë gjë”, deklaroi Shehu.
Në bashkëbisedimin me banorët, kandidati demokrat theksoi se Dibra ka një potencial të madh turistik, i cili me investime nund të kthehet në burim të ardhurash, punësimi dhe mirëqënieje për banorët e zonës.
/tvbulqiza.al
 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit