E premte, 3 Maj, 2024

Atentat për vrasjen e Kancelares Gjermane Merkel

merkelKancelarja gjermane Angela Merkel i ka shpëtuar një tentative për vrasjen e saj gjatë një vizite në Pragë.

Falë ndërhyrjes në kohë të autoriteteve çeke nuk është lejuar hyrja me makinë në vargun e eskortës së Merkel e një burri, i cili tashmë është i arrestuar nga policia.

Identiteti i personit nuk bëhet me dije ende.

Pas kontrollit të makinës tip “Mercedes” policia çeke ka gjetur sende të forta, si dhe bomba gazi lotsjellës.

Motivet që e shtynë burrin drejt këtij akti nuk dihen ende. Ai do të merret në pyetje nga autoritetet çeke.

Merkel ndodhej në Pragë për një takim me kryeministrin Bohuslav Sobotka.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit