E enjte, 25 Prill, 2024

Golem, 73-vjeçari vret me sëpatë bashkëshorten

vras
Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën turistike të Golemit në Kavajë.
Rreth orës 19:50, tek kompleksi “Murrizi” në Golem, 73-vjeçari Veli Dervishi goditi me një armë të ftohtë (sëpatë) dhe i shkaktoi vdekjen bashkëshortes së tij, shtetases Shazivare Dervishi, 68-vjeçe.
Pas ngjarjes ai është vetëdorëzuar tek posta policore e Golemit ku ka deklaruar se veproi në gjaknxehtësi e sipër, pasi e shoqja i kishte kërkuar sqarime, llogari pse kishte qëndruar vonë jashtë.
Nga hetimet paraprake, burime të policisë lokale bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur si rezultat i një konflikti çasti në banesën e çiftit, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit