E premte, 29 Mars, 2024

Denoncimi i Bardh Spahisë: I akuzuari për korrupsion dhe falsifikim fushatë në Dibër

gjiknuri-himallari
Në fushatën elektorale për zgjedhjen e kreut të ri për Bashkinë e Peshkopisë është përfshirë edhe ish-kryekomunari i Kalasë së Dodës, Bajram Himallari.
Një denoncim vjen nga Bardh Spahia, kreu i Departamentit të Emigracionit në Partinë Demokratike, me anë të një shënimi në Facebook.
Denoncimi i plotë i Bardh Spahisë:
Rilindja vazhdon fushatën e Dibrës me të “të fortë” e të inkriminuar. Shembulli më i fundit vjen nga Kalaja e Dodës. Personi në krahun e djathte të Damian Gjiknurit është Bajram Himallari mjek në profesion, por që profesionin e ka ushtruar shumë pak.
Zotëria në fjale ka qenë për vite kryetar i komunës, Kala e Dodës në Dibër, detyrë të cilën e ka ushtruar të mbuluar nga hije korrupsioni e veprimesh të jashtëligjshme. Kryetari Himallari ishte besnik i devotshëm i Partisë së tij aq sa nuk ngurronte për të nxjerrë armën kundër kryetarit të Partisë Demokratike në këtë komunë. Por problemet e tij nuk ndalojnë me kaq.
Në vitin 2010 ai u vendos në ndjekje penale dhe është akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
Me vendimin datë 22.08.2010, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë caktoi masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, vendim i cili është ndryshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin datë 13.09.2010, duke caktuar si masë sigurimi personal atë të “detyrimit për paraqitje” në Policinë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ne vitin 2011 KQZ vendosi dërgimin e zotit Himallari për ndjekje penale pasi kishte ndryshuar ne momentin e fundit vendndodhjen e 2 qendrave te votimit duke dëmtuar rëndë procesin e votimit për vendoret në Kalanë e Dodës.
E sikur te mos mjaftonin këto zoti Himallari ka ushtruar se fundmi detyrën e Drejtorit te Ujësjellës Kanalizimeve ne Dibër, ku përsëri akuzohet për një abuzim mbi 3 milion lekë të reja. Kjo shifër mjaft e madhe për pak muaj detyre e detyroi ish-kryetarin e bashkisë Dibër, Shukri Xhelilin ta shkarkojë nga detyra e ta dërgojë çështjen në ndjekje penale.
Pikërisht CV kaq e ” pasur” e Himallarit e bën atë një nga aktivistet kryesorë të fushatës së Rilindjes për Dibrën. E impenjimi i tij meriton një shpërblim. Këto ditë në kuadër të “fortunës për të shpëtuar aferën korruptive të checkupit”, Ilir Beqja shkarkon nga detyra Drejtorin e një nga Qendrave Shëndetësore më të mëdha në Tiranë, të një qendre që mbulon gati 100.000 banorë. Ky vend i është premtuar Himallarit që merr detyrën pasi të përmbushë angazhimet e fushatës në Dibër.
A e di Ministri Beqja situatën penale të zoterisë që ka emëruar Drejtor të Qendrës Shëndetësore Kamëz? Ku është standardi i dekriminalizimit?
A e di zoti Gjiknuri dhe kryeministri Rama me çfarë personi u paraqitën në fushatë banorëve të Kalasë së Dodës e të mbarë Dibrës?
Jam i bindur se e dinë shumë mirë, por ky është standardi i Rilindjes.
Se fundmi një apel për kandidatin Muharrem Rama! I bej thirrje të largojë nga fushata e tij për kryebashkiak njerëz të inkriminuar si Himallari, Arben Ndoka etj. Dibra nuk trembet zoti Rama, e nëse shpresën për fitore e ke bazuar mbi individë të tille po gabon rëndë.
/tvbulqiza.al
bardh-spahia
 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit