E premte, 26 Prill, 2024

Ulet rreziku i dermatozës

Semundja e bagetive ShupenzePas vaksinimit të një pjese të madhe të kafshëve që rrezikoheshin nga sëmundja e dermatozës nodulare, ministria e bujqësisë ka vendosur lehtësimin e mëtejshëm të masave që kufizonin lëvizjen e tyre.
“Janë reduktuar masat shtrënguese të bllokimit total të lëvizjes së kafshëve të gjalla të llojeve gjedh duke lejuar lëvizjen e tyre në drejtim të një thertoreje të përcaktuar brenda qarkut të origjinës së tyre”,  shprehet Edi Ferro, Dr. i Shërbimit Veterinar.
Kreu i Shërbimit Veterinar thotë se lëvizja e kafshëve do të monitorohet nga drejtoritë e bujqësisë në qarqe. Ndër to, 3 qarqet më të prekura janë Dibra, Kukësi dhe Librazhdi.
“1437 kafshë rezultuan të prekura, ndërsa 190 kafshë janë asgjësuar”, tha Ferro.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit