E enjte, 25 Prill, 2024

Zgjedhjet në Dibër, Shehu: Bashkia kërcënon banorët me ndihmën ekonomike “Votoni Ramën, ose ua ndërpremë “

Screenshot_3-54Në Dibër është duke u bërë presion i madh për heqjen e ndihmës ekonomike në njësitë administrative të Arrës,  Muhrrës, Sohodoll, Reç, Luznisë.
Deklarata janë bërë nga kandidati për bashkinë e Peshkopisë, Sherefedin Shehu. Sipas tij, punonjësit e bashkisë me listat e familje që janë në nevojë, shkojnë derë më derë dhe i kërcënojnë banorët në shtëpitë e tyre që ti japin votën kandidatit Rama.
“Në oborret e shtëpisë tënde nuk ka të drejtë kush e të kërcenojë. Kjo është e turpshme dhe jo njerëzore.  Varfëria është e madhe, por vota nuk mund të blihet me 20 mijë lekë. Sepse kaq lek nuk shpëtojnë askënd.
Qeveritarë që marrin pushtetit me bukë e gojës nuk kanë më frikë prej jush dhe do ju kërcënohen e do ju shpërfillin gjithë kohës”, tha kandidati i PD-së për bashkinë e Peshkopisë, Sherefedin Shehu.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit