E enjte, 25 Prill, 2024

3 minuta Hollivudiane për “Gërdecin”

1472741968war“War dogs” është filmi i cili për 3 minuta do të ofrojëm vëmendjen e Hollivudit në blerjen e armëve, në Gërdecin e vitit 2008. Bazuar në historinë e vërtetë të Efraim Diverolit dhe David Packouz, të cilët fituan kontratën 300 milionë dollarëshe nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, për të furnizuar me armë aleatët e Amerikës në Afganistan.
“War Dogs” është filmi i shumëpritur nga audienca dhe kritika, nga producenti dhe regjisori i trilogjisë ‘Hangover”: Tod Philips. Veç faktit se është një histori e vërtetë që i flet audiencës shqiptare më shumë se asaj ballkanase dhe europiane, kemi kastin e “Hangover” që shqiptarët e njohin mjaft mirë. Them se është një sukses i garantuar, megjithëse vera është në përfundim, mendoj se po pritet me endje, sepse është një komedi ndërthurur me sarkazëm”, shprehet Altin Prifti.
Paralelisht filmi do te shfaqet edhe për publikun e Korçës.
“Do të shfaqet edhe atje në të njëjtën ditë me Tiranën. Gati mbi 3200 salla në të gjitha botën e shfaqin dhe një ndër to është edhe Korça”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit