E enjte, 25 Prill, 2024

Dosjet VIP në Prokurori

Prokuroria-e-pergjithshme-gent-shkullaku6 dosje penale në Prokurorinë e Përgjithshme rrezikojnë të pushohen për shkak të ndryshimeve të reja Kushtetuese.
ABC Neës ka mësuar se Prokuroria ka në hetim 10 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një tjetër në fazën e gjykimit, për akuza të ndryshme, dosja ndaj të cilëve rrezikohet të pushohet. Për shkak se me ndryshimet e reja Kushtetuese, institucionit qendror të akuzës i është hequr hetimi ndaj zyrtarëve me imunitet.
Veç deputetëve, në hetim është edhe gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea bashkë me bashkëshortin e saj dhe dy ndihmësit, për akuzën e “korrupsionit”.  Burimet thonë se në hetim, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit janë 8 deputet të Partisë Demokratike ndërsa Gent Strazimiri po hetohet për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Veç këtyre, prokuroria ka në hetim pasuror deputetin Tom Doshi dhe një dosje penale ndaj tij ndodhet në gjykim për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Në gjykim ndodhet edhe dosja penale në ngarkim të deputetin Armando Prenga, i akuzuar për kanosje dhe plagosje me armë zjarri.
/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit