E premte, 26 Prill, 2024

Makina që udhëton me anë të diellit

1472844894autosunNjë grup të rinjsh gjermanë, kanë ndërtuar Sion, makinën që karikohet me energji diellore.
Sekretet e veturës janë: pesha e lehtë, e siguruar me një përdorim të gjerë materiali polikarbonat; dhe 7.5 metra katrorë në panele diellore, në gjëndje të gjenerojnë një korrent prej 1.144 watt, që i mundëson makinës të kryejë falas 30 km çdo ditë.
Sion mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 140 km në orë dhe pa çliruar asnjë metër kub gaz.
Për të rritur efikasitetin, mjeti është i pajisur me një sistem rekuperimi të energjisë kur fillon të ngadalësojë dhe ka një frenim të ngjashëm me atë “Kers”, i përdorur në Formula 1.
Nëse gjithçka shkon sipas planeve dhe fondet mbërrijnë në arkat e “Sono Motors”, mjeti i ri mund të dalë në treg në vitin 2018.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit