E enjte, 28 Mars, 2024

Kandidati i së majtës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në fshatrat Kishavec, Limjan e Kander të njësisë administrative Kastriot.

Kandidati i Majte
Në Kishavec, kandidati Rama premtoi korrektësi në ndarjen e ndihmës ekonomike nga bashkia duke shmangur problematikat e diferencimet mes qytetarëve.
“Ndihma ekonomike do të shkojë aty ku të ketë nevojë. Këtë e them me bindje të plotë se me të marrë bashkinë, ndihma do ti shkojë vetëm atij që i takon”, u shpreh Rama………….
Rama u ndal edhe në një takim me veteran të qytetit ku premtoi rikonstruksionin e varrezave të dëshmorëve dhe rrugës që lidh ato me qytetin.
“Me fitoren e Bashkisë do të mund të bëjmë realitet projektin për sistemimin e hapësirës së varrezave të dëshmorëve. Siç e keni parë, rruga e Pollozhanit është bërë me asfalt dhe kjo është një lehtësi më shumë për ju që të shkoni e të vizitoni varrezat”, theksoi kandidati Rama…………………..
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e fshatit Limjan, Rama u angazhua për investime në rrjetin rrugor që konsiderohet ndër problemet më të mëdha për këta banorë.
“E di që problem më i madh këtu është rruga. Do ta fusim në projektet e bashkisë së ardhshme për bërjen e kësaj rruge me standarde”, deklaroi kandidati Rama…………………..
Kandidati i së majtës mbylli ditën me takime në fshatin Kander ku prezantoi para banorëve programin elektoral.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit