E martë, 23 Prill, 2024

Berisha nga Vatikani: NJë natë hyjnore, nata e shenjtërimit të Nënë Terezës

2-2Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe delegacioni shqiptar kanë ndjekur mbrëmjen e djeshme në Vatikan, koncertin e figurave më të shquara shqiptare në nderim të shqiptares Nënë Tereza.
Berisha, pas koncertit, nuk ka mundur të mos i ndajë përshtypjet e thella me mijëra ndjekësit e tij në Fb, duke shkruar:
“Një natë hyjnore, nata e shenjtërimit të Nënë Terezës në koncertin mahnitës, magjinë e zërave të yjeve shqiptare me emër botëror si Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Lorik Cana, Shkelzen Doli, Ramë Lohaj, Gëzim Myshketa ne Katedralen papale të Shën Palit, njera prej katedraleve më të bukura të Romës dhe botës!” përfundon Berisha.
Mbrëmë, në Bazilikën e Shën Palit, që është njëra prej katër bazilikave më të mëdha papnore në Romë, në orën 19:30 nisi koncerti në nderim të figurës së ‘Nënë Terezës, ku performojnë yjet shqiptarë, që karrierën e tyre e zhvillojnë kryesisht në nivel ndërkombëtar. Mes tyre, sopranot e mirënjohura Inva Mula e Ermonela Jaho dhe këngëtarja Rita Ora.
Koncertin e ndoqën edhe personalitetet më të larta shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova.
Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës është shënuar si eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Kështu, data 4 shtator do të shënohet në Kalendarin Apostol, pikërisht si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit