E shtunë, 27 Prill, 2024

Ja pse duhet ta nisni mëngjesin me një gotë ujë esëll

uje-e1469176384803Shumica e njerëzve e fillojnë mëngjesin me ushqime, kafe apo çaj. Nëse e nisni mëngjesin me një gotë ujë esëll dhe më pas me konsumimin e mëngjesit apo kafes, ju do të keni disa përfitme shëndetësore. Kjo rutinë duhet të vazhdojë për të paktën 2 javë, çdo ditë në mënyrë që të vini re ndryshimet.
Ja pse duhet ta nisni mëngjesin me një gotë ujë:
Detoksifikon trupin:uji do t’ju ndihmojë të pastroni trupin nga toksinat e dëmshme si dhe uji nxit shpërbërjen e ushqimeve në stomak, për pasojë do t’ju përmirësohet funksioni i traktit tretës. Për të nxitur tretjen provoni të pini ujë ambienti dhe jo të ftohtë.
Nxit metabolizmin: konsumimi i ujit që në mëngjes do t’ju ndihmojë të nxisni metabolizmin dhe ta filloni ditën më me energji.
Qetëson dhimbjet e barkut: uji përmirëson qarkullimin e gjakut, relakson muskujt, qetëson dhimbjet e përgjithshme të barkut, sidomos dimbjet menstruale.
Ndihmon në rënie peshe: uji i ngrohtë do të ishte ideal nëse doni të bini në peshë. Uji i ngrohtë përshpejton metabolizmin dhe nxit djegien e yndyrnave.
Nxit qarkullimin e gjakut.
Ngadalëson proçesin e plakjes: rrudhat dhe problemet e tjera të lëkurës vijnë si pasojë e dehidratimit. Një gotë ujë në mëngjes, eleminon toksinat nga trupi, rrit elasticitetin e lëkurës dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit