E enjte, 28 Mars, 2024

VIDEO/ Presidenti Nishani nga Vatikani: Shqiptarët po i japin botës një shenjtore, është krenari

politikane-tereza1Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi gjatë pjesëmarrjes në koncertin për Nënë Terezën në Vatikan, se shenjtërimi i saj është një moment historik dhe një trashëgimi historike për kombin shqiptar. Ai deklaroi se shqiptarët, po i japin botës një shenjtore që ka dimensionin e nënës.
Jemi dëshmitar i një momenti historik, i cili reflekton një rrugëtim të vërtetë, por mbi të gjitha një trashëgimi historike botërore, por edhe kombëtare. Një shenjtëri, e cila do të jetë një dhuratë për breza e breza, e qindra e qindra vite të ardhshme. Unë jam shumë i lumtur që sot jam pjesë e kësaj gjenerate që jeton këtë ditë. Këtu, pa dyshim jam fal ftesës së organizatorëve të këtij koncerti të mrekullueshëm. Nesër kemi shansin dhe fatin të jemi prezentë në shenjtërimin e Nënë Terezës, zyrtarisht nga ana e Papa Franceskut.
Ajo që unë dua të përcjell sot si një mesazh për të gjithë shqiptarët: Duhet të jenë gjithmonë krenar nëpër breza sepse po i japin botës një shenjtore që ka dimensionin e nënës. Unë besoj se ky është një dimension aq madhor, aq domethënës sepse nëna përfaqëson shërbimin, për çdo njeri, për çdo situatë, nga momenti kur vjen në jetë që është aq i pafuqishëm si krijesë.
Nënë Tereza është një inspirim, është një simbol mbarëbotëror. Pa dyshim që jemi krenar për shkak të origjinës së saj dhe për shkak të asaj që Nënë Tereza asnjëherë nuk e harroi të qenit shqiptare, si bijë dhe përkatësi. Pa dyshim sot njerëzimit, Shqipëria dhe shqiptarët, si pjesë e kësaj bote kanë shumë sfida”, u shpreh President Bujar Nishani.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit