E premte, 29 Mars, 2024

Kandidati për kryebashkiak in ASHE Muharem Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qytetit të Peshkopisë

 
Takim me grate e vajzat
Kandidati për kryebashkiak in ASHE Muharem Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qytetit të Peshkopisë. Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Brunilda, Kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste Olta Xhaçka dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Duke u ndalur tek kandidatura e së majtës për Bashkinë e Dibrës, Xhaçka tha se është alternativa më e mirë që ofrohet para zgjedhësve.
“Ne si gra, kemi zgjedhur për të mbështetur kandidatin më të mirë të mundshëm, i cili me punën dhe veprën e tij të një jete të tërë, e ka treguar se është njeri i punës, i sakrificës, i përkushtimit, ndaj grave, ndaj fëmijëve dhe ndaj njerëzve në nevojë”, u shpreh Olta Xhaçka
Sakaq, deputetja Blerina Gjylameti kërkoi nga gratë dhe vajzat e Dibrës që të jenë garancia dhe shtysa për një fitore sa më të thellë në 11 Shtator.
“Të dashura motra, shoqe, nëna, unë do tu bëja vetëm një thirrje: të mos lëmë asnjë mikeshë, kushërirë e shoqe, pa i bërë një thirrje që në datën 11 të kurorëzojmë Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama Muharemin në krye të Bashkisë. Bashkë në çdo derë, këto 7 ditë që kanë mbetur, duhet të jemi në çdo derë dhe çdo shoqe përkrah që në datë 11 të jenë të gjithë atje, tek kutia e votimit. Fitorja është e sigurtë por duhet ta kemi fitore të thellë”, theksoi deputetja Gjylameti
Kandidati për kryebashkiak Muharem Rama shprehu gjithashtu bindjen se me mbështetjen e grave dhe vajzave të Dibrës, fitorja do të jetë më e lehtë për tu arritur në votimet e kësaj fundjave.
“Me gjithë këtë mbështetje që më keni dhënë ju sot, si motra e si nëna, unë shikoj sot këtu fillimin e fitores për gjithë Bashkinë e Dibrës. Me forcën tuaj, fitorja është e sigurtë”, u shpreh kandidati Rama

Artikuj te ngjashem

Me te fundit