E shtunë, 27 Prill, 2024

Muharrem Rama premton para grave socialiste: Nuk do bëhem si Shukriu

muharrem-rama-grateKandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Muharem Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qytetit të Peshkopisë.
Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Brunilda, kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Duke u ndalur tek kandidatura e së majtës për Bashkinë e Dibrës, Xhaçka tha se Rama është alternativa më e mirë që ofrohet para zgjedhësve.
“Ne si gra kemi zgjedhur për të mbështetur kandidatin më të mirë të mundshëm, i cili me punën dhe veprën e tij të një jete të tërë e ka treguar se është njeri i punës, i sakrificës, i përkushtimit, ndaj grave, ndaj fëmijëve dhe ndaj njerëzve në nevojë”, u shpreh Xhaçka.
Nga ana e tij, kandidati Rama shprehu gjithashtu bindjen se me mbështetjen e grave dhe vajzave të Dibrës, fitorja do të jetë më e lehtë për t’u arritur në votimet e kësaj fundjave.
“Me gjithë këtë mbështetje që më keni dhënë ju sot, si motra e si nëna, unë shikoj sot këtu fillimin e fitores për gjithë Bashkinë e Dibrës. Me forcën tuaj, fitorja është e sigurtë”, u shpreh kandidati Rama.

SHPËRNDAJE NË:

Artikuj te ngjashem

Me te fundit