E martë, 16 Prill, 2024

Pakënaqësitë ndaj sistemit arsimor, nesër maturantët protestojnë përpara Kryeministrisë

rama-nikollaSistemi i ri i Ministrisë së Arsimit për përzgjedhjen e degëve të maturantëve ka shkaktuar irritim për faktin se shumë prej tyre nuk kanë fituar degët në Universitetin shtetëror, edhe pse mesatarja e tyre ka qenë e lartë.
Për këtë arsye, ata kanë paralajmëruar për nesër në orën 10:00 një protestë përpara godinës së Kryeministrisë.
Shumë maturantë kanë denoncuar sot se nuk kanë arritur të marrin degët që u takon dhe e kanë quajtur dështim sistemin e ri të përzgjedhjes.
Nga ana tjetër, pas pakënaqësive të tyre ka reaguar sot edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka thënë se këta maturantë mund të bëjnë ankesa, ndërsa ka lavdëruar sistemin e ri që aplikohet për herë të parë nga Ministria e Arsimit.
Reforma në arsim është kontestuar edhe gjatë muajve të kaluar, kur studentë e pedagogë kanë dalë në protesta kundër Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Sipas maturantëve dhe studentëve, ky sistem i ri në arsim favorizon Universitetet private. Kjo u duk edhe në denoncimet e disa prej maturantëve ditën e sotme, që pavarësisht mesatares së lartë, nuk kanë fituar asnjë degë në shtet, por në Universitete private.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit