E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shkup, avioni humbet nga radari

1473183692maqedAvioni privat është zhdukur nga radarët e Kullës së Kontrollit Ajror të Aeroportit të Shkupit rreth orës 17:53 të kësaj të marte dhe është gjetur në afërsi të fshatit Vetersko të Velesit.
Rrëzimin e avionit e kanë konfirmuar edhe banorë të fshatit, që kanë dëgjuar një zë të fuqishëm, ndaj dhe dyshojnë se ka pasur edhe shpërthim, por pa përcaktuar nëse ka ndodhur para rrëzimit apo pas.
Agjencia “NOVA” e konfirmoi për Ministrinë e Punëve të Brendshme lajmin. Momentalisht dihet se avioni ishte nisur për fluturim komercial nga Trevizo në Itali, ndërsa kishte njoftuar Aeroportin e Shkupit se do të ndalej për t’u furnizuar me karburant.
Avioni i rrëzuar rezulton të jetë i tipit “Piper”, me kapacitet prej 6 udhëtarësh.
 
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit