E shtunë, 20 Prill, 2024

Dy mjekë për përcaktimin e gjendjes shëndetësore të Shukri Xhelilit

Shkri-Xhelili-1
Dy ekspertë të mjekësisë ligjore, janë caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për të përcaktuar gjendjen shëndetësore për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.
Pasi bënë betimin para togave te zeza këtë të mërkurë, dy mjekëve iu caktuan të vërtetojnë nëse i pandehuri ka probleme kardiake dhe sa i rrezikohet jeta nga qëndrimi në burg, sic ka pretenduar avokati.
Në lidhje me gjendjen shëndetësore të ish kryebashkiakut ekspertet do të paraqesin një raport, të cilin do ta dorëzojnë në gjykatë në datën 20 shtator.
Më pas, trupi gjykues do të vendosë për ndryshimin apo jo të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun, shkruan Ora Neës.
Ndërkohë burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se brenda kësaj jave prokuroria duhet të përfundojë hetimet dhe ta dërgojë në gjyq dosjen për ish-kryebashkiakun.
Shukri Xhelili u arrestua pak muaj më parë pas një video-skandali te publikuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Ora Neës, teksa ai shfaqej që kërkonte favore seksuale një 20 vjeçareje në këmbim të një vendi pune.
Ish-kryebashkiaku i është drejtuar disa herë gjykatave, për të ndryshuar masën e sigurisë por kjo kërkesë i është refuzuar.
/tvbulqiza.al
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit