E enjte, 25 Prill, 2024

Besimtaret bektashi të teqeve të Vajkalit kryejnë ritin e prerjes së kurbaneve

Kurban
Besimtaret bektashi te Teqeve te Vajkalit ne Bulqize kane festuar te merkuren, para kohe, festen e kurban Bajramit.Kjo ka ndodhur per shkak se besimtaret e kesaj Teqeje festojne henen e Muharremit e cila ka filluar diten e enjte date 8 shtator, ku gjate kesaj kohe ata nuk mund te presin kurbane.
Keshtu qe kjo i perjashtonte keta besimtare nga festimi i kurban Bajramit ndaj dhe ata e kane festuar para kohe. Keshtu e merkura e kesaj jave ka qene nje feste e parakoshme e Kurban Bajramit. Me kete rast ne kete dite dhjetra besimtare te teqeve te vajkalit jane mbledhur dhe kane prere kurbane.
Ka qene nje pjesmarre mjaft e mire ku besimtare te moshave dhe gjinive te ndryshme kane marre pjese ne festimin e ritit te prejes se kurbaneve, ku kane falenderuar dhe kane shprehur urimet e tyre per te madhin Zot dhe shenjtoret e tyre.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit