E enjte, 28 Mars, 2024

Kandidati i ASHE per Dibren Muharem Rama takim me te rinjte

 
 
Rama me te rinjteQindra të rinj u mblodhën në një takim në qytetin e Peshkopisë për ti dhënë mbështetje Muharem Ramës, kandidaturës së koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në Bashkinë Dibër.
Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste Elisa Spiropali kërkoi nga të pranishmit mbështetje maksimale për doktor Rremin.
“Është njeriu i cili ato gjëra që thotë i bën. Ka qenë pranë familjeve tuaja, ka qenë pranë njerëzve tuaj, ka qenë pranë bashkëqytetarëve të tij në Peshkopi dhe Dibër. Ai do të jetë pranë jush edhe si kryebashkiak pas 11 Shtatorit, ditës sonë të fitores në Dibër dhe për Dibrën”, u shpreh Spiropali.
Të njëjtin apel para të rinjve dibranë e ka dhënë edhe deputetja dhe Sekretarja për Kordinimin Elektoral në Partinë Socialiste Blerina Gjylameti.
“Bëjeni të dëgjohet fort zëri juaj në datë 11 për njeriun më të mirë që mund të ketë Dibra, mikun tuaj më të mirë, doktor Muharem Ramën”, theksoi ajo
Sakaq, Kryetarja e Forumit të Gruas Olta Xhaçka kërkoi nga të rinjtë ta konsiderojnë fushatën e zhvilluar në Dibër si pjesë të tyren.
“Ju të rinjtë, duhet ta shikoni këtë si fushatën tuaj. Jo thjesht si fushatën e doktorit por si fushatën e gjithësecilit prej jush që keni vendosur të jetoni në këtë vend”, insistoi Xhaçka

Artikuj te ngjashem

Me te fundit