E premte, 29 Mars, 2024

Rama: Mazhoranca nuk ka në plan të hartojë një Kod Zgjedhor të ri

20160304031144_artKryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Brukseli se mazhoranca nuk e ka në plan të hartojë një Kod Zgjedhor të ri.
“Sa për reformën elektorale, – iu përgjigj Rama pyetjes nga gazetarët e huaj, – nuk kemi në plan për të miratuar një Kod të ri në parlament, por kemi diçka të bazuar në raportet e Misionit të OSBE-ODIHR dhe jemi të gatshëm për ta bërë këtë në mënyrë të hapur dhe dialog konstruktiv me opozitën.”
Kjo deklaratë e Ramës bie ndesh me kërkesat e opozitës e cila ka ngulmuar se pas Reformës në Drejtësi, do të nisë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme dhe ka përgatitur një platformë ndërhyrjesh në Kod me fokus përdorimin e teknologjisë, votimin elektronik dhe shmangien nga kandidimi të personave me të kaluar kriminale.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit