E enjte, 28 Mars, 2024

Zgjedhjet në Dibër: vendosen policë në qendrat e votimit

14188261_955032264607695_7432294921368071995_oRreth orës 10.30,  në Policinë e Dibrës përfundoi trajnimi i punonjësve që ishin planifikuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore. Në trajnim mori pjesë Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka si dhe kreu i Policisë Dibër,  Edmond Tarkaj.
Secili punonjës policie është njohur dhe ka firmosur për  detyrat që ka në këtë fazë të procesit; po ashtu janë pajisur me dokument identifikimi të veçantë të prodhuar në bashkëpunim me KQZ.
Marrja në ruajtje e këtyre objekteve fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore.
Në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër është ngritur një grup për menaxhimin e  procesit zgjedhor  përsa i përket detyrave të policisë në këtë proces.
Në bashkinë Dibër  janë 118 qendra votimi , të gjitha të mbuluara me punonjës policie. Gjithashtu  janë 15 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi .

Artikuj te ngjashem

Me te fundit