E enjte, 25 Prill, 2024

FOTOLAJM/ Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë të Bulqizës falen në pedonalen e qytetit

KB3Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, një nga më të rëndësishmet të kalendarit islam. Dhjetra besimtarë janë mbledhur sot në pedonalen e Bulqizës që prej orës 06:30, ndërsa kulmi ka arritur në orën 07:00.
Pasi i uroi të gjithë shqiptarët dhe myslimanët anembanë botës, gjatë ligjeratës së tij, Myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri, theksoi se kjo ditë dhe festimet që lidhen me të shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit ndaj Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun.
Strazimiri uroi edhe të gjithë fëmijët që nesër fillojnë vitin e ri shkollor 2016-2017 për sa më shumë dije.
Ndërsa imami i xhamisë Bulqizë, Andi Topi në prononcimin e tij për tvbulqiza.al uroi të gjithë bësimtarët myslimanë për sa më shumë paqe, begati dhe që zoti t’i udhëzoj në rrugën e drejtë.
Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.
Për këtë festë kaq të rëndësishme për kalendarin Islam, mijëra besimtarë shqiptarë i janë bashkuar milionave të tjerë nga e gjithë bota në Mekë për të kryer Haxhin, një nga 5 shtyllat e fesë islame.
SC/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit