E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ja çfarë ndodhi në përleshjen e armatosur mes reperëve në Prishtinë

noizy
Në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë, dje rreth orës 17:18, ka ndodhur një përleshje e armatosur mes dy grupeve reperësh.
Me këtë rast, siç njofton Policia e Kosovës zyrtarisht, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë, tre shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një zënke të çastit janë përfshirë në një përleshje fizike në mes veti.
“Gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë përdorur edhe armë zjarri. Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, njëri nga të dyshuarit (shtetas i Shqipërisë) si dhe një viktimë mashkull K/Shqiptar janë plagosur. I dyshuari i plagosur, pas pranimit të tretmanit mjekësor, është liruar, kurse viktima i plagosur është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK”, njofton Policia e Kosovës, raporton Koha.net.
Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale, është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator me 3 fishekë.
Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit, shqiptarë të Kosovës, janë dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit tjerë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë, janë liruar në procedurë të rregullt.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit