E premte, 19 Prill, 2024

Gazetarëve rus u ndalohet hyrja në Kosovë për pesë vite

tmp_31515-9_1474040665-75799.JPG647319464

Gazetarët rus që ishin arrestuar mbrëmë në Kosovë,  në Hoçë të Madhe, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, janë gjobitur me nga 200 euro për person dhe u është ndaluar që të hyjnë në shtetin e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.
Ndërsa arrestimi i tyre ishte konfirmuar edhe nga autoritetet e sigurisë ku, sipas tyre, dy gazetarët rus dyshoheshin se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
“Autoritetet e Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës janë duke trajtuar rastin, përderisa personat e ndaluar janë duke u mbajtur në qendrën për të huaj deri në vendimin e ardhshëm apo largimin e tyre nga Kosova. Të gjitha vendimet e mëtejmë do të ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në fuqi”, ka thënë për “Indeksonline”, Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së, shkruan Indeks Online.
Kurse sipas Sputnik, gazetarët nuk kanë marrë ende paratë dhe nuk munden të paguajnë dënimin, përderisa duke pritur për disa persona zyrtarë nga autoritetet që të sjellin të hollat dhe të paguajnë dënimin e tyre.
Sipas informacioneve pas kësaj procedure pritet që gazetarët në shoqërimin e policisë të kalojnë në Merdare, ku sipas të dhënave duhet të kenë avokatët serbë me vete, transmeton Indeksonline.
Sipas ‘Sputnik’ avokati Goran Petronijeviç, ka thënë se procedura e lirimit të tyre nga paraburgimi duhet të ketë një ekip të avokatëve serbë të cilët janë të licencuar për të operuar në Kosovë, si dhe me një ekip tjetër të avokatëve duke pritur në vendkalimin në Merdare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa është theksuar se gazetarët kanë qenë të sigurt gjatë paraburgimit të tyre në Prishtinë.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit