E diel, 1 Shtator, 2024

Alarm! Mungojnë mjekët specialistë. Ata i gjen vetëm në kryeqytet

mje_1460351152-8569421Situata për spitalet në rang qarku është alarmante për aq kohë san ë to mungojnë kirurgët apo mjekët e specialiteteve të tjera. Në Burrel gjinekologu gjendet vetëm njëherë në javë dhe rastet urgjente transportohen me helikopter në Tiranë. Një ditë në javë aty shkon edhe okulisti dhe neurologu.
Në Peshkopi ka mungesë kirurgësh, mungesë që u shtua edhe nga zgjedhja e kryebashkiakut të ri. Ndërsa në Bulqizë, nuk ka kirurg, pavarësisht nevojave që shtohen nga aksidentet në minierë.
Në spitalin e Shkodrës, një nga qendrat më të mëdha spitalore, mungojnë 13 mjekë specialistë. Në Gjirokastër nuk ka alergologë, ka nevojë për renimatorë, por edhe ortopedë dhe kirurgë.
Në Qarkun e Elbasanit situata është pothuajse njësoj. Peqini ka qendër shëndetësore pa specialist, në Gramsh, nuk ka reanimator, kardiolog, hematolog, gjinekolog, okulist dhe ORL. Në Librazhd mungon mjeku endokrinolog dhe ortoped. Librazhdi ka 21 soecialistë të cilët janë në dispozicion edhe të Prrenjasit ku nuk ka spital por qendër shëndetësore.
Arsyeja e mungesave është se ndër vite nuk është punuar për të formuar mjekë specialistë, ndërsa ata që diplomohen dynden në Tiranë.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit