E premte, 29 Mars, 2024

“14 vjeç dhëndërr, por me Marigo 13-vjeçare”. Ja dita e dasmës

cghjghjghDy të rinj nga Kosova kanë vendosur të lidhin jetën e tyre me martëse, edhe pse në moshë shumë të vogël.
Ajo që bëri më tepër “zhurmë” në të gjitha mediet e vendit dhe rajonit, nuk ishte dasma e tyre normale shqiptare me të ftuar, muzikë dhe atmosferë, por mosha e tyre fare e re, ku dhëndrri Fitimi është 14 vjeç ndërsa bashkëshortja e tij Zelfija, 12 vjeç.
Mbase mund t’ju duket e çuditshme martesa e këtyre dy të miturve, pasi reagimet kanë qënë të ndryshme në rrjetet sociale, avokatë dhe psikologë.
Por kjo gjë nuk i ka shqetësuar aspak prindërit e dy të miturve në ditën më të bukur të jetës së tyre.
Të ftuarit këndojnë, vallëzojnë, ndërsa ata që duken paksa të hutuar nga e gjithë kjo ngjarje, janë vetë çifti.
Kjo është martesa më e re që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë gjatë këtij shekulli.
Në këtë ditë të çiftit, familja e tyre kanë pronotuar edhe këngëtaren kosovare Gashi, e cila ka thënë se ishte e ftuar si këngëtare dhe se atmosfera ka qënë mjaft e mirë, pavarësisht çudisë se po martohen dy të rinj në një moshë fare të vogël.
Por, sipas pasqyrimit që i’u bë dasmës në medie, duket se prindërit e çiftit nuk janë konsultuar nëse ligji mund t’i penalizojë për martesën e tyre.
Avokatja Donika Dobruna ka treguar se prindërit të cilët i martojnë fëmijët e tyre në moshë të mitur, rrezikojnë të dënohen deri në 20 vite burg, dhe se është tmerruar kur ka lexuar lajmin për martesën e dy të miturve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit