E mërkurë, 17 Prill, 2024

KQZ shpall Ramën fitues në Dibër

muharem_rama1Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ shqyrtoi dhe miratoiprojektvendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë Dibër, Qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
KQZ vendosi të shpallë rezultatin e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë Dibër, duke shpallur fitues Muharem Qamil Rama, kandidat i propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
KQZ miratoi projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licencuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike, për vitin kalendarik 2015.
KQZ miratoi rezultatin e shortit dhe emëroi ekspertët kontabël të cilët do të auditojnë partitë politike, për fondet e përfituara dhe shpenzuara për vitin kalendarik 2015.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit