E enjte, 2 Maj, 2024

Dermatoza Nodulare në qark, Jashari: “Situata është alarmante”

Vaksinimi i gjedhit
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë së Qarkut Dibër, Novruz Jashari e cilëson si alarmante situatën e krijuar nga sëmundja e gjedhëve Dermatoza Nodulare. Sipas tij në të gjithë qarkun numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka shkuar në 600 krerë, ndërsa 160 krerë gjedhë kanë ngordhur. Nga ana tjetër ai shton se në qarkun e dibrës, janë konsumuar rreth 22000 doza vaksinë. Intensiteti i prekjes së gjedhëve nga kjo sëmundje sipas Jasharit ka rënë, porse vazhdojnë të shfaqen raste. Ai shton se edhe në Mat ku sëmundja ka marrë përmasa të mëdha, do të bëhet vaksinimi edhe në ato njësië administrative që nuk është bërë më parë:
Nga ana tjetër sipas Jasharit, pritet që të dalë akti normativ dhe të nisë menjëherë kompensimi i fermerëve që janë dëmtuar, kompensim i cili do të bëhet me gjedhë dhe jo me para.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit