E shtunë, 4 Maj, 2024

Mirditë, kapet autori i dyshuar për plagosjen e mëngjesit

1392804
Policia e Mirditës ka ndaluar Pal Prendecën, pasi dyshohet si autori I plagosjes së shtetasit N.P., ditën e sotme rreth orës 07:45.
68 vjeçari ishte banues  Kuzhnen – Mirditë, dhe ishte fshehur në një banesë të braktisur në zonën e  Kuzhnenit.
Pas ndërhyrjes dhe kapjes së këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit e llojit automatik me të cilen ka kryer plagosjen.
Sipas policisë po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
G.E./ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit