E mërkurë, 8 Maj, 2024

Mos e beso po deshe! Bashkia Klos që drejtohet nga e djathta vlerson ministren e majtë

mimi-1Opinioni publik është njohur sot me një vendim të marrë nga këshilli bashkiak i Klosit. Ky këshill ka vendosur të nderojë me titullin “qytetar nderi” të Bashkisë Klos Ministrin e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli. Lexo.al po sjell ekskluzivisht edhe foton e vendimit, sepse mesazhi që përcjell është më shumë se një mirënjohje për ministren e punën e ministrisë. Është një mesazh për politikën në Tiranë. Pse jo për gjuhën e dhunës në Kuvend.
Ky akt më shumë se nder për znj.Kodheli është nder për vetë këshillin bashkiak i cili ka miratuar këtë vendim në ditët e fundit të muajit qershor. Klosi është një qytet i cili drejtohet nga e djathta. Kryetari aktual Basir Cupa fitoi garën përballë kandidatës socialiste Valbona Kola. Por, përkatësia politike e djathtë nuk e ka pengur kryetarin Cupa që nga një bashki e ‘largët” dhe e vogël sic është ajo e Klosit, të japë një shembull të mirë për politikën e qëndrës. Një titull që vlerëson ata njerëz të cilët kanë vendosur të japin kontributin e tyre për komunitetin.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë ndërtuar një urë ‘Baily”, një ndër 10-tra të ndërtuara në të gjithë shqiperinë deri në Tropojën e largët. Një urë “bailey” mbi lumin Mat ishte një domosdoshmëri për banorët e kësaj zone, një kërkesë e kahershme e tyre pothuajse për të gjitha qeveritë që kanë kaluar në këtë vend, pasi ura ekzistuese është ndërtuar rreth 36 vjet më parë dhe ishte në gjendje të amortizuar, duke shërbyer vetëm për këmbësorë dhe ata me shumë frikë në moment shirash të shumta.
Ky vendim i këshillit bashkiak të Klosit është një shembull që duhet marrë edhe tek politika qëndrore e cila përtej ndasive politike, të paktën kur vjen fjala për vepra ndaj komunitetit, vepra të prekshme dhe të dukshme, duhet të bashkohet, të jetë aty për të dhënë besim për të ngjallur shpresë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit