E shtunë, 27 Prill, 2024

Kujdes të dhënat personale nga Google

1474475366alloPërmes prezantimit të aplikacionit “Allo” nga Google, kompania tha se përkohësisht do të ruante të dhënat në serverat e saj, por duke garantuar se në to nuk do të kenë akses as autoritetet amerikane apo kushdo tjetër.
Google do të qëndrojë për pak kohë për të ndihmuar në përmirësimin e aplikacionit dhe më pas nuk do të ruhet më asgjë në servera.
Por kur kanë kaluar 4 muaj, Google jo vetëm që ruan ende në serverat e saj bisedat mes përdoruesve të aplikacionit, por regjistron edhe të dhëna të tjera të ndjeshme të privatësisë. Këtë e ka zbuluar forumi teknologjik “The Verge”.
Google heshti fillimisht ndaj lajmit në fjalë, por më pas e pranoi këtë dhe bëri një hap pas duke përditësuar aplikacionin dhe duke u mundësuar vetë përdoruesve që të zgjedhin se çfarë informacionesh dëshirojnë të ndajnë me serverat e Google.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit