E enjte, 18 Prill, 2024

Kurbin, “Vinjolli” sekuestron 35 kg kanabis

lezha_22
Policia e Kurbinit ka sekuestruar ditën e djeshme 35 kg lëndë narkotike, gjatë operacionit të quajtur “Vinjolli”.
Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi Sami Balloku, 37 vjeç, banues në Vinjollë Kurbin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale 35 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e paketuar.
Sipas policisë materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit