E premte, 17 Maj, 2024

Kurbin, arrestohet me Kanabis dhe armë gjahu

Policia-Lezhe
Policia e Kurbinit ka sekuestruar 29 kg Kanabis Sativa , 1 armë gjahu teke dhe 20 fishekë model 56.
Si pasojë është arrestuar në flagrancë shtetasi Klevis Balloku, 27 vjeç, banues në Vinjoll – Kurbin.
Sipas policisë arrestimi u bë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën 29 kg Kanabis Sativa. Gjithashtu iu sekuestrua edhe një armë gjahu teke si dhe 20 fishekë model 56.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” “ Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 280 dhe 283/2 të Kodit Penal.
G.E./ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit