E hënë, 20 Maj, 2024

Basha: Ed Mashtrusi bëri autogolin e rradhës sot

unnamed-24Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas video-monologut të përjavshëm të Kryeministrit Edi Rama, që sot foli për ligjin e plehrave. Kryetari i demokratëve thotë se sot Rama i bëri autogolin vetes me deklaratat që bëri për mbetjet, duke shtuar se në përfundim të mandatit të tij si Kryeministër kërkon të mbushë vendin me helme.
Reagimi i kryetarit të PD Lulzim Basha:
Ed Mashtrusi beri autogolin e rradhes sot. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave eshte i mire por ju jeni budallenj.
3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurre nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi.
Ne keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqiperia pa Edi Ramen eshte Shqiperia pa plehra. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

SHPËRNDAJE NË:

Artikuj te ngjashem

Me te fundit