E hënë, 20 Maj, 2024

Një fshat i ndërtuar nga mbetje të riciklueshme

1475402123_IMG_4294Fshati mesjetar i Campanopolisit është ëndrra e realizuar e Antonio Campana, pas një lufte me kancerin dhe me zaptuesit e tokës që donin ta kthenin atë në një landfill. Campanopolis është një fshat i vogël i ndërtuar mbi një stil të larmishëm, me ndërtesat që janë kryesisht të ngritura falë pajisjeve të rikuperuara nga prishja e ndërtesave të tjera dhe të ricikluara.
Një pjesë e rëndësishme e fshatit është bërë nga materialet e grumbulluara nga ndërprerjet e linjave hekurudhore.
Veç fshatit mesjetar, Campana mbolli më shumë se 100 mijë pemë dhe plantacione të tjera. Në total, fshati zë gati 20 hektarë, nga 200 hektarët e pronës së tij. Në këtë “skenë të improvizuar” përfshihen burime ujore, ura, një liqen artificial me kalata, një kishë për fshatin, një mulli me erë, rrugë me kalldrëm, një muze druri dhe një shtëpi skorjesh, sikurse edhe ndërtesa të tjera, kulla, pasazhe dhe libra sekretë për t’u eksploruar.
E ndërsa i thanë në vitin 1976 se i kishin mbetur edhe 5 vite për të jetuar, Campana mbijetoi për afro 24 vite, kohë gjatë së cilës ai punoi pa përtim në projektin e tij të Campanopolisit.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit